Mbi 100 mijë maqedonas në pushime në Greqi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

foto (3)

Mbi 100.000 maqedonas vetëm këtë muaj kanë kaluar në pushime në Greqi, shkruan “Dnevnik”. Përkundër këtij numri, në Ohër ku sivjet është njëra ndër sezonet më të dobëta turistike në pushime kanë përfunduar vetëm 600 turist vendor.

“Në vitin 2013 gjithsej 1.572.371 maqedonas u janë drejtuar kalimeve kufitare që shpien kah Greqia. Në gjysmën e këtij viti kalimet kufitare Bogorodica, Star Dojran dhe Mexhitlia i kanë kaluar 708.089 vizitorë nga vendi.

Edhe pse sipas punëtorëve turistik, është rëndë të bëhet vlerësim se sa turistë shkojnë në pushime tek fqiu jugor, sipas statistikës sa familje kanë kaluar kufirin dhe nëse atje kanë shpenzuar nga 500 euro për familje (sepse pjesa më e madhe shkojnë për pushime), mund të arrihet në përfundim se vitin e kaluar dhe në gjysmën e parë të këtij viti sipas parave të shpenzuara dhe numrit të kalimit të kufirit tek Maqedonasit nuk ka shumë diferencë.

Një ulje e vogël e pushimeve në Greqi është vërejtur vitin e kaluar, nëse merren parasysh të dhënat e Odës ekonomike për turizëm, ndërsa për krahasim, këtë verë Ohri mund të vlerësohet si një nga sezonet më të dobëta, sipas numrit me vizitorë të vendit.

Nga Asociacioni i hotelierëve në Maqedoni – HOTAM kanë dhënë një informacion se në Ohër nuk ka më shumë se 600 turist nga vendi, nëse mënjanohen ata të cilët kanë banesa personale në Ohër. Por edhe ata kohëve të fundit nuk shkojnë atje, më shpesh për shkak të motit të keq”, shkruan Dnevnik./GazetaTribuna/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...