Mbi 1 mijë inicidente në shkolla gjatë dy viteve të fundit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Viteve të fundit, objektet shkollore kanë filluar të shndërrohen në arena boksi. Përveç mësimit, aty shpesh shpërndahet edhe dajak, qoftë mes nxënësve apo mësimdhënësve.

Sipas statistikave që ka siguruar Gazeta Express nga Policia e Kosovës, vetëm gjatë dy viteve të fundit në shkolla apo përreth tyre kanë ndodhur më shumë se 1 mijë incidente.

Vetëm gjatë 2018’ës, numri i këtyre rasteve shkon në 520. Por, që krahasuar me 2017’ën, numri i tyre është ulur.

Në bazë të statistikave të Policisë, muajt kur kanë ndodhur më së shumti incidente të tilla, po del të jenë nëntori dhe dhjetori. Ndërsa, më së paku incidente po del të kenë ndodhur gjatë pushimit veror, përkatësisht gjatë muajve korrik dhe gusht.

Për të parandaluar incidente të tilla, në Polici thonë se në bashkëpunim me MASHT’in kanë organizuar disa herë aktivitete parandaluese dhe ligjërata vetëdijësuese.

“Vlen të theksohet se aktivitetet janë organizuar nga niveli qendrorë dhe rajonal i policisë varësisht nga nevojat dhe situata e sigurisë në shkollat në kuadër të zonës së tyre të përgjegjësisë”, thuhet në përgjigjet e PK’së./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...