Mbi 1.8 milion euro vlera e Grantit të Performancës që u nënshkrua sot nga Kryetari Imri Ahmeti

PUBLIKUAR

 

Në një ceremoni të organizaur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, sot kryetari Imri Ahmeti ka pranuar çmimin e dytë të Grantit të Performancës Komunale për vitin 2021, ku nga kjo renditje Komuna e Lipjanit ka fituar grant në vlerë prej 1,843,786.22 euro.

Duke uruar qytetarët për këtë performancë, e cila është arritur si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët, Kryetari Ahmeti ka theksuar se do të vazhdojë punën me përkushtim në mënyrë që të vazhdojmë të jemi komuna me performancë sa më të mirë, në zbatim të ligjit dhe transparencës, me qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

“Kjo mbështetje është mundësi e veçantë që të realizojmë projekte dhe të ngrisim përgjegjshmërinë në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, për të mirën e qytetarëve të vlerësuara si më të nevojshmet dhe më me prioritet. Ne do të angazhohemi edhe më shumë që të gjithë qytetarëve lipjanas t’iu ofrojmë kushte dhe shërbime sa më cilësore” – tha kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, ka falënderuar MAPL-në, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), BE-në, Suedinë, Norvegjinë, zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar sa më lartë, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e treguar.

Pas pranimit të çmimit kryetari Ahmeti ka takuar grupin e performancës komunale, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre kanë bërë që Lipjani të renditet si komune me performancë të lartë.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...