Janë publikuar disa video që tregojnë gjendjen në disa qytete të Ukrainës, pasi raketat ruse goditën zonat e populluara, pavarësisht pretendimeve të ushtrisë ruse se po synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake të vendit fqinj, të cilin ka nisur ta pushtojë, përcjell Gazeta Express.
Pamjet nga qyteti i Kharkivit treguan atë që dukej të ishte pjesa e bishtit të një rakete të lëshuar.


