Një kompani nga Zvicra, me emrin Algordanza, ka filluar të merret me diçka mjaft të çuditshme.
Për të kujtuar të dashurit tanë të cilët kanë ndërruar jetë, hirin e mbetjeve të tyre ata e ngjeshin dhe nxehin shumë, për të rezultuar në diamant të krijuar artificialisht, të cilin njerëzit mund ta mbajnë në formën e unazës apo ndonjë formë tjetër.
Procesi është kimik dhe fillon me një proces ku nxirret karboni nga hiri i të vdekurit. Ky karbon pastaj nxehet për ta kthyer në grafit, dhe pastaj ky grafit nxehet deri në 1500 gradë celsius dhe futet në presion deri në 400 mijë kilogram për 7 centimetra katrorë.
Kështu krijohet diamanti, ngjyra e të cilit mund të jetë e bardhë apo e kaltër e errët, varësisht nga sasia e borit në hirin e të vdekurit.
Çmimet fillojnë me 4.474 dollarë për një diamant të vogël.
Ky njeri e ka marrë “gjyshen” e vet në një udhëtim nëpër SHBA, pasi ka kthyer mbetjet e saj në unazë prej diamanti./Zëri/




