Mbahet seanca e rregulltë e Kuvendit Komunal në Lipjan, këto propozime u miratuan

PUBLIKUAR

Kuvendi Komunal i Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së pestë, mbledhje kjo në të cilën u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim gjatë kësaj seance.

Fillimisht Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime në të gjitha qeshjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal, njofton Komuna.

Gjatë kësaj seance është aprovuar, propozim vendim për rritjen e buxhetit të Komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2021, propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Lipjanit për vitet 2020 dhe 2021 në vitin 2022, propozim vendim, propozim vendim për aprovimin e rezervës komunale 2022, propozim vendim për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Lipjanit, Propozim vendim për fillimin e procedurës për përmasimin dhe harmonizimin e mospërputhjeve të vlerave të veçanta teknike të caktuara në Hartën Zonale të Komunës, dhe propozim vendim për formimin e komisionit të ankesave.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...