Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti po vazhdojnë aktivitetet kulturoro – artistike për nderë të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosoës.
Në qendrën kulturore “Tahir Sinani”, gjatë ditës së sotme është mbajtur programi artistik i Ditës së Pavarësisë, me këngë e valle të ndryshme nga nxënësit e shkollave të qytetit.
Ky program është përgatitur nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport.









