Mbahet panairi P-GJASHT-ë

PUBLIKUAR

Në mbështetje të Komunës së Lipjanit, Shkolla “Vëllezërit Frashëri”, në qytet, sot në Ditën e Shënimit të Shkollës ka organizuar panairin e Gjuhës, Artit, Shkencës dhe Teknologjisë P-GJASHT-ë.

Me pjesëmarrjen e nxënësve përfaqësues nga të gjitha shkollat e komunës, është mbajtur ky panair u cili ka pasur karakter edukativ, socializues, rekreativ dhe garues.

Të pranishëm në këtë panair ishin edhe perfaqësues nga Komuna e Lipjanit.
Rasim Hasani, drejtor i DKA- së, ka thënë se organizime të tilla janë janë të dobishme sepse nxisin që nxënësit të jenë më aktiv dhe kërkues për përvoja të reja të studimit në hap me kohën.

Po ashtu, me një një fjalë rasti pjesëmarrësit i ka përshëndetur edhe drejtori i sh.f.m.u “Vëllezërit Frashëri”, Jakup Bahtiri.

Organizatorët e Panairit P-GJASHT-ë 2022 kanë për synim që ky panair të bëhet tradicional dhe të jetë shembull i mirë që mund të ndjeket nga shkollat e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...