Mbahet festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, “Lipjani Këndon”

PUBLIKUAR

Në sallën e sporteve “Better Life” në Lipjan, sot për herë të IV është mbajtur festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, “Lipjani Këndon”

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti ka potencuar se ky festival është një mundësi e mirë që gjeneratat e reja të shpalosin talentet e tyre në këndim.

“Është ndjenjë e veçantë të shikosh talentin e fëmijëve në përformimin e tyre në këndim kjo neve na bën që të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në organizime të tilla e të cilat kanë karakter garues por edhe promovues të këtyre talentëve e të cilët Lipjani i ka të shumtë” ka thënë kryetari Ahmeti, njofton Komuna e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti ka shtuar se synimi kryesor i këtij manifestimi është që në vitet e ardhshme të zgjerohet, pasi është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse u jep të gjithë fëmijëve mundësinë që të jenë pjesë e këtij festivali.

Në fund të festivalit janë ndar çmime dhe mirënjohje për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...