Mbahet diskutim lidhur me diskuatuar lidhur me sfidat e shoqërisë civile të nivelit lokal në monitorimin e shpenzimeve publike

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ishte i pranishëm dhe panelist në tryezen e organizuar nga Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut (YAHR) për të diskuatuar lidhur me sfidat e shoqërisë civile të nivelit lokal në monitorimin e shpenzimeve publike.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka theksuar se shoqeria civile është një faktor i rëndësishëm që ndikon në proceset e rëndësishme shoqërore edhe në këtë rast të shpenzimeve publike përmes prokurimit. Ai po ashtu ka cekur se se komunat janë një e dhjeta të shpenzimit të buxhetit pjesa tjeter i takon nivelit qendror por prap mbetet një game e gjerë procedurash e që komunat kalojnë nëpër shumë sfida.
Kryetari Imri Ahmeti, ka ftuar shoqerinë civile që të fokusohet në procedurat e prokurimit e që janë mbi 20 për të nxejrrë në sipërfaqe të gjeturat për të dalë me rekomandimet e nevojshme me qëllim të përmirësimit në raport të shpenzimit të parasë publike.
Gjatë këtij takimi po ashtu u theksua se në vitet e fundit ka një pasur një angazhim të konsiderueshëm në avancimin e transparencës në prokurimin publik duke u bërë publike përmes platformave elektronike procedurat e prokurimit e deri të nëshkrimi i kontratës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...