Mbahet debati i hapur me përfaqësuesit e bizneseve rreth mbarëvajtjes dhe zbatimit të rregullores për orarin e punës

PUBLIKUAR

Drejtorati për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës ka mbajtur debat të hapur publik me përfaqësuesit e bizneseve rreth mbarëvajtjes dhe zbatimit të rregullores për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit.

Me këtë rast nënkryetar i Komunës, z. Diamant Bytyqi tha se komuna është e interesuar që të kemi një rregullore të përshtatshme për bizneset, punëtorët dhe konsumatorët. Ai tha se nga ky takimi pret propozime konkrete nga bizneset sa i përket ndryshimeve që do të bëhen.

“Nuk është ideja që t’i pengojmë dhe dëmtojmë bizneset, jemi të interesuar që të kemi një gjuhë të përbashkët në mënyrë që ndryshimet e kërkuara t’i dërgojmë në Kuvendin Komunal për aprovim. Aktualisht jemi duke i trajtuar në mënyrë të detajuar të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet e pranuara nga bizneset në mënyrë që mos të ketë pengesa në zbatimin e saj pas plotësim ndryshimit të rregullores”, është shprehur nënkryetari Bytyqi.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Daut Azemi tha se përmes kësaj rregulloreje po rregullohet një bazë e mirë e punës, andaj si kuvend komunal do të shqyrtojnë propozimet që do t’i dërgohen kuvendit pas plotësim ndryshimit të dokumentit, njofton Komuna e Lipjanit.

Nga ky takim u kuptua që kjo rregullore është mirëpritur nga një numër i konsiderueshëm i bizneseve por që është e nevojshme që të plotësohet edhe me disa specifika shtesë.

Përfaqësuesit e bizneseve që ishin prezent në këtë takim prezantuan propozimet dhe rekomandimet e tyre sa i përket rregullores për orarin e punës së veprimtarive ekonomike.
Në fund të këtij takimi drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Valon Pacolli ka kërkuar nga bizneset që të jenë sa më aktive gjatë fazës së plotësim ndryshimit të kësaj rregulloreje në mënyrë që rregullorja në fjalë të jetë e pranueshme nga të gjithë.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...