Mazda tregon dukjen e makinës që mbushet me rrymë, të cilën e prezanton gjatë javës që vjen

PUBLIKUAR

Ditë më parë është shfaqur vetëm një pjesë nga brendia, ndërsa tani shihet dukja e jashtme në tërësi

Për një kohë të gjatë, dihet se Mazda është duke punuar në një makinë që mbushet me rrymë, ndërsa ditë më parë, u shfaq vetëm një pjesë që ndodhet në brendi, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, është treguar edhe dukja e makinës, të cilën Mazda do ta prezantojë gjatë javës që vjen në Tokyo Motor Show.

“Nuk do të duket si frigorifer”, ka thënë shefi i dizajnit në Mazda, Jo Stenuit, duke shtuar se do të dallojë prej makinave tjera elektrike, që kanë forma shumë katrore.

Linjat e kësaj makine, duken mjaft të rrumbullakosura, megjithatë, nuk ka arritur t’i ikën formës katrorë që e ka struktura e pothuajse çdo makine.

Krahas kësaj veture, që shfaqet më 23 tetor, pritet që Mazda të sjellë edhe ndonjë model tjetër të ri dhe me dukje të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...