May mirëpret Macron në Britani – zotohen për siguri shtesë kufitare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Kryeministrja britanike, Theresa May po ndjehet mirënjohëse për marëdhënien e fortë dhe të thellë në mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Këto reagime të saj janë parë ndërsa është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e vizitës së tij të parë në Britani.

Pas këtij takimi, Kryeministrja May, ka deklaruar se të dy liderët mbesin të përkushtuar ndaj marrëveshjeve kufitare ‘’Le Touquet’’ në Calais ndërsa bëhet e ditur se kanë rënë dakord për masa shtesë të sigurisë.

Kjo ujdi vie pasi Britania e Madhe ka njoftuar se shtesë prej 44.5 milion funte do të shpenzohen për forcimin e sigurisë së këtij kufiri.

May raportohet të ketë theksuar po ashtu se bashkëpunimi ishte jetësor për çështjet ekonomike, mbrojtjen dhe sigurinë.
44 milionë funte do të shpenzohen në teknologjinë e zbulimit, CCTV dhe infra të kuqe në Calais dhe pikat e tjera kufitare.

Britania gjithashtu pritet të angazhohet për të marrë më shumë emigrantë nga Calais, sidomos fëmijët e pashoqëruar, transmeton Kaln Kosova.

Samiti midis znj. May dhe z. Macron, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Berkshire, gjithashtu paraqiste takimin e parë të krerëve të pesë agjencive të inteligjencës të Britanisë dhe Francës dhe po ndiqen nga ministrat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe homologët e tyre francezë.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...