Mattis: Nuk jemi në Irak për ta konfiskuar naftën

PUBLIKUAR

Ushtria e Shteteve të Bashkuara “nuk është në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, u tha mbrëmë liderëve irakianë në Bagdad, sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, duke e distancuar vetveten nga komentet e presidentit amerikan, Donald Trump.

Mattis është zyrtari më i lartë i presidencës amerikane të Donald Trumpit, që e viziton Irakun, prej se  Trump i zemëroi irakianët duke imponuar ndalesë të përkohshme të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara dhe për sugjerimet e tij se Amerika është dashur ta konfiskonte naftën e Irakut, pas përmbysjes së  Saddam Husseinit, në vitin 2003.

Gjatë një takimi të mbajtur muajin e kaluar me personelin e agjencisë CIA, Trump tha se “ne është dashur ta mbajmë naftën, por në rregull, ndoshta ju do të keni një rast tjetër”.

Mattis, nga ana tjetër, e ka përjashtuar një qëllim të tillë të afro 6 mijë ushtarëve amerikanë në Irak.

“Ne nuk jemi në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, tha Mattis. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...