Mashtronte fermerët në Istog, arrestohet nga Policia në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se referuar rastit në kërkim policor dhe pas intensifikimit të angazhimeve bashkëpunuese ndër rajonale policore, me datë28.12.2021, ora 00:15, Policia e Kosovës, njesiti patrullues nga stacioni policor në Lipjan ka ndaluar nën dyshimin për “mashtrim një person të dyshuar me iniciale (G.N.) viti i lindjes 1992.

“Personi i dyshuar tani më i arrestuar, apostrofuar më lart me iniciale, dyshohet se ditë më parë kishte blerë tetë (8) kafshë shtëpiake (gjedhe) në vlerë gjashtë mijë e pesë qind (6.500) euro, mirëpo nuk i ka paguar paratë sipas marrëveshjes duke mashtruar viktimën” ka njoftuar Policia.

 

“Personi i arrestuar poashtu dyshohet ka kryer edhe disa vepra penal të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar por duke mos u pergjigjur në obligimet monetare ndaj palëve në vlerë prej mijëra euro” thuhet në njoftim

“Ndaj personit të dyshuar të larcekur me iniciale janë të evidentuara disa raste të inicuara për “mashtrim”, prandaj pas ndalimit dhe arrestimit të tij nga autoritetet, i njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetentdergohet në mbajteje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore, ka njoftuar Polica Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...