MASHTI distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ministria që drejton distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.

Nagavci, në një konferencë për media, tha se përzgjedhja e anëtarëve të këtij këshilli është kthyer në kohët e vjetra dhe, sipas saj, grupet e interesit nuk kanë përfillur dhe zbatuar veprimtaritë akademike dhe as reputacionin shoqëror.

“Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Drejtues riprodhuan fatkeqësisht një situatë të vjetër. Lakmia e individëve për të dominuar mbi Këshillin Drejtues prodhoi edhe koalicione edhe marrëveshje joparimore brenda senatit akademik, pjesë e së cilave janë menaxhmenti i lartë i Universiteti të Prishtinës, përfaqësuesit e stafit akademik dhe përfaqësuesit e studentëve. E gjithë kjo reflektoi me një përfaqësim në Këshillin Drejtues me të cilin nuk mund të jemi të kënaqur si Ministri e Arsimit, nuk u përfill as veprimtaria akademike, as reputacioni dhe as angazhimi shoqëror i individëve, por vetëm interesat personale dhe interesat e grupeve të ngushta për të vënë në kontroll organin më të lartë qeverisës të universitetit”.

Ajo tha se në mesin e anëtarëve për Këshillin Drejtues të UP-së nuk është zgjedhur asnjë grua, derisa ka shtuar se LVV-ja nuk ka pasë ndikim për përzgjedhjen e studentëve.

“U zgjodhën pesë anëtarë të Këshillit Drejtues nga radha e senatit prej të cilëve asnjë grua, përkundër faktit se mbi gjashtëdhjetë për qind e stafit të rregullt akademik në Universitetin e Prishtinës janë gra. MASHTI distancohet krejtësisht nga ky proces zgjedhor dhe siguron opinionin se nuk ka bërë asnjë lloj ndikimi për asnjërin nga kandidatët që kanë garuar për anëtarë të Këshillit Drejtues. Aludimet se ne kemi shtruar ndikim përmes organizatës studentore janë të papërgjegjshme, por nuk kanë asnjë bazë dhe janë madje edhe tendencioze”.

Ajo shtoi se janë dy raste që janë raportuar nga senati për shkeljen e etikës, për të cilat tha duhet të trajtohen me seriozitet dhe duhet të jenë efikase.

“Çështja tjetër që dua t’i referohem sot janë rastet e raportuara për shkeljet e etikës për hulumtime publike, që me rregulloren përkatëse të universitetit definohen si shkelje e rëndë disiplinore. Dua të përshëndes raportimin e kësaj natyre nga ana e Këshillit të Etikës i cili ka shqiptuar tani më masa ndaj dy anëtarëve të stafit akademik, mirëpo duhet të kemi parasysh që masat e tilla duhet të kenë efekt parandalues në të ardhmen si dhe të reflektojnë një distancim të qartë të komunitetit akademik nga praktika drejt plagjiaturës dhe shkeljeve të tjera etike në hulumtime dhe publikime”, tha Nagavci, shkruan KP.

Nagavci ka folur edhe për një sërë veprimesh që do të marrin duke theksuar se do të pajisen me një softuer i cili do t’i mundësojë UP-së të ndalojë plagjiaturën.

Ministrja e Arsimit ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në shkollat e disa komunave të vendit ku janë sekuestruar disa armë dhe mjete të mprehta. Ajo ka kërkuar që kjo nismë të mos ndalet, duke theksuar se duhet të rritet siguria në shkollat e vendit.

SHIKO MË SHUMË

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...