Masakra në Mynih: Një tjetër shqiptare në mesin e të plagosurve

PUBLIKUAR

Një tjetër shqiptare nga Kosova mësohet se është në mesin e të plagosurve nga masakra e Mynihut.

Ajo është 44 – vjeçarja Lumnije Azemi.

Siç raporton Klan Kosova, lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo e fundit është njoftuar zyrtarisht se tre prej të vrarëve në Mynih janë edhe kosovarët Armela Segashi, Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabina Sulaj e cila është në identifikim e sipër, ndërsa Lumnije Azemi është e plagosur.

9 persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën në sulmin me armë në qendën tregtare në Mynih. Autori, 18 – vjeçari gjermano – iranian Ali Sonboly, u vetëvra me një plumb në kokë.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...