Martial me taksi, Shaw nën përkujdesje të mamasë: Këto janë veturat me të cilat lojtarët e Unitedit u larguan nga stërvitja (Foto)

PUBLIKUAR

Manchester United dje (e martë) në mëngjes ka bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Manchester Cityt në kuadër të EFL Cup.

Lojtarët e Djajve të Kuq u larguan nga stërvitja mjaft serioz, duke lënë të kuptohet se Jose Mourinho i ka kërkuar atyre vetëm fitoren ndaj rivalëve lokal.

Anthony Martial ishte i vetmi që u largua me taksi, kurse Luke Shaw vazhdon mësimet për vozitje nga mamaja e tij.

Më poshtë disa nga lojtarët dhe makinat e tyre me të cilat ata u larguan nga stërvitja. /Telegrafi/

Valencia me Range Roverin e tij.

E harruar Bastian Schweinsteigerin? Ai vazhdon të stërvitet rregullisht me Man Utd

David de Gea (majtas) dhe Juan Mata (djathtas) u larguan së bashku nga stërvitja.

BMW-ja e Wayne Rooney la të gjitha makinat tjera nën hije.

Morgan Schneiderlin duke u larguar nga stërvitja, me shpresën se Mou është ndarë i kënaqur nga ai.

Anthony Martial u largua me një taksi lokal.

Duket se Zlatan Ibrahimovicit i pëlqen ngjyra e zezë.

Jesse Lingard nuk duket edhe i kujdesshëm, nuk heq sytë nga telefoni i tij.

Luke Shaw duke marrë mësime për të vozitur nga mamaja.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...