Marrëveshja e Bllokut, para rishqyrtimit

PUBLIKUAR

Marrëveshja e Bllokut, para rishqyrtimit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pritet të përballet me sfida të reja politike, si përbrenda partisë, ashtu edhe në kuadër të koalicionit që ka lidhur me liderët e AAK-së, partisë Nisma dhe Vetëvendosjes.

LDK shumë shpejt besohet se do të kërkojë një strategji dalëse nga opsionet e deritashme, të cilat nuk po japin rezultate rreth formimit të institucioneve të reja.

Paralajmërimet serioze që i vijnë spektrit politik se mungesa e formimit të institucioneve mund të qojë vendin në zgjedhje të reja të parakohshme, ka aktivizuar sërish disa prej zyrtarëve dhe degëve të LDK-së që të kërkojnë rishikimin e marrëveshjes së parimeve ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe partisë Nisma, të cilën më pas e kishte pranuar edhe Vetëvendosje.

Sipas kësaj marrëveshje, LDK dhe lideri i saj pretendonin të merrnin postin e kryetarit të Kuvendit, duke hequr dorë nga posti i kryeministrit, të cilin ia kishin besuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, LDK pret që këtë javë të dëgjojë përgjigjen përfundimtare të presidentes Atifete Jahjaga, nëse do të pranojë apo refuzojë kërkesën e një grupi deputetësh për t’iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth nenit 127 të aktgjykimit të saj. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...