Pos që është lyerje e shijshme dhe shtojcë e gjellëve të ndryshme dhe ëmbëlsirave, margarina ka vendin e vet edhe në mjekësinë popullore.
Dhembja e shoqëruar me hematoma e shkaktuar nga goditja e fuqishme, mund të zbutet dhe të qetësohet pikërisht me këtë “ilaç nga kuzhina”, mënyrën tepër të thjeshtë, transmeton Telegrafi.
Ithtarët e mjekësisë popullore thonë që me margarinë shpejt dhe në mënyrë efikase qetësohet vendi i dhembjes dhe kështu pengon shfaqjen e hematomave.
Hematoma karakterizohet nga grumbullimi i gjakut në hapësirën ndërmjet pjesës së brendshme dhe pjesës së jashtme të lëkurës. Simptomat zakonisht shfaqen brenda një kohe të shkurtër, pas një dëmtimi.
Margarina është e dobishme, sepse pas qitjes në lëkurë “ftoh” plagën dhe sjell lehtësim momental.
Vitaminat A, D dhe E që i përmban ky artikull shpesh depërtojnë në epidermë dhe i kontribuojnë shërimit të vendit të dhembjes.



