Maradona do të lirohet nga spitali

PUBLIKUAR

Legjenda e Argjentinës Diego Armando Maradona u operua me sukses në tru javën e kaluar, ndërsa doktori i tij personal ka folur sot për gjendjen e 60-vjeçarit.

Maradona pritet që të lirohet nga spitali së shpejti, sipas mjekut të tij Leopoldo Luque, raporton Gazeta Express.

“Diego është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe gjendja e tij pas operacionit ia lejon të largohet nga spitali”, u deklarua Luque.

“Është një falënderim për të gjithë stafin mjekësor dhe spitalin që janë përkujdesur për legjendën, por edhe përkrahjen e familjes, ndërsa Maradona nuk do të largohet sot por së shpejti”, shtoi mjeku i tij.

Maradona, kishte fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës në vitin 1986, ndërsa edhe me klubin e Napolit kishte fituar dy tituj të Seria A.

Maradona është trajner i skuadrës së Gimnasia në Superligën Argjentinase që nga viti 2019.

Klubi të cilin e udhëheq 60-vjeçari, të dielën luajti ndeshjen pa trajnerin e tyre./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...