Maqedonia, pa të ardhme për të rinjtë

PUBLIKUAR

maqedonia-pa-t-euml-ardhme-p-euml-r-t-euml-rinjt-euml_hd

Të rinjtë në Maqedoni kanë vetëm dy rrugë për të zgjedhur: njëra është të pajisen me librezë të një partie që të punësohen në administratë dhe tjetra është që të ikin jashtë në mërgim.

Drejtori i Forumit për Arsimin e të Rinjve, Marjan Zabërçanec, ka thënë se të rinjtë, duke u përballur me këtë realitet në vend, shpesh edhe zgjedhin të ikin jashtë shtetit.

“Një numër i madh i hulumtimeve tregojnë se të rinjtë nuk e shohin perspektiven e tyre këtu në Maqedoni. Arsyeja kryesore që i çon ata kah ideja për të migruar ka të bëjë me cilësinë e jetës. Këtu kemi dhe faktin që mbi 60 për qind e të rinjve të ardhmen e tyre nuk e shohin në vend”, ka thënë Zabërçanec.

Edhe Valon Kurtishi, nga organizata joqeveritare “Yliricum” nga Tetova konsideron se politizimi i skajshëm i shoqërisë është ajo që ngulfat perspektivën e të rinjve në Maqedoni. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...