Maqedonia deri në “fyt” borxhe

PUBLIKUAR

maqedonia-deri-n-euml-ldquo-fyt-rdquo-borxhe_hd

Sipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro. Banka Shtetërore Maqedonase informoi sot se borxhi i jashtëm në 6 muajt e parë të vitit është 5.7 miliardë euro ose 71.66 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (GDP).

Sipas Bankës, ky borxh kryesisht është rritur nga kreditë dhe huamarrjet e realizuara nga ana e Qeverisë tek institucionet ndërkombëtare financiare.

Por, guvernatori i Bankës Dimitar Bogov thotë se borxhi i jashtëm nuk është shqetësues. Sipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro.

Rritja e borxhit është kritikuar shumë herë nga opozita maqedonase, e cila për këtë fajëson Qeverinë dhe politikat e saj të shpenzimeve irracionale./Telegrafi/  

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...