Maqedoni, religjioni nuk e diskriminon gruan dhe Islami nuk e ndalon edukimin e saj (Video)

PUBLIKUAR

Edhe pse në opinion vlen perceptimi i përgjithshëm se religjioni e diskriminon gruan dhe se gratë religjioze janë të nënshtruara, prap se prap realiteti është plotësisht ndryshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Epizodi i dhjetë nga seriali ‘Na ista strana’, i kushtohet pikërisht rolit dhe pozitës së gruas në religjion, në të cilën gratë krishtere dhe muslimane flasin për angazhimin e tyre për të jetuar sipas rregullave të religjionit.

Një nga paragjykimet më të mëdha që ekzistojnë kur fliet për gratë dhe religjionin është e lidhur me Islamin dhe mbajtjen e shamisë. Shumë pak njerëz e dinë se ajo është zgjidhje personale e gruas dhe askush nuk mund të ndikojë në vendimin e saj. Gjithashtu shumë pak njerëz e dinë se në Kuran ka kapituj kushtuar gruas ose pak e dinë se me ardhjen e Krishtit, në krishterizëm kthehet dinjiteti i gruas.

Për këtë temë në emisionin ‘Na ista strana’ që emetohet çdo të shtunë në ora 11:00 në TV Sitell, flasin disa gra.

Mersiha Smailoviq, avokate dhe luftëtare e madhe për të drejtat e grave religjioze, e cila ishte e ftuar te motra Sniklitikija, në manastirin Shën Arhangell Mihaill në Berovë. Ndiqeni këtë reportazh pozitiv dhe bisedën e sinqertë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...