Maqedonci: Fokus yni, integrimi në NATO – i kemi plotësuar të gjitha standardet

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur konferencën e tij të parë në krye të këtij dikasteri.

Maqedonci, vazhdoi të thotë se qëllimi i tyre kryesor është integrimi në NATO, ani se sipas tij, ka akoma shtete që po hezitojnë të pranojnë Kosovën në këtë organizatë, njofton Klankosova.tv.

“Fokus yni, qëllim i yni është integrimi në NATO, kjo do të jetë rrugë, që jo gjithmonë varet prej kapaciteteve dhe përgatitjeve tona. Anëtarësimi në NATO, varet edhe prej shumë faktorëve të tjerë, është edhe faktori i njohjes. Ne jemi të vetëdijshëm për vende mosnjohëse që janë brenda NATO-s, që vazhdojnë të hezitojnë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm”, u shpreh Maqedonci.

“NATO është aleancë politike, në aspektin ushtarak, jam i vetëdijshëm që Forca e Sigurisë e Kosovës ka plotësuar dhe vazhdon të plotësoj të gjitha standardet që ka një vend i NATO-s, për të qenë një forcë operacionale dhe e gatshme për të bashkëvepruar me vendet e NATO-s në mbështetje të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”.

Mes tjerash, ministri i Mbrojtjes, tregoi se 612 rekrutë janë duke vazhduar trajnimin bazikë, ku pas përfundimit do t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

Ai përmendi edhe punën e Forcës së Sigurisë në operacione jashtë Evropës, konkretisht në Kuvajt, duke u ngritur kështu flamuri i Kosovës. /Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...