Mancini premton finale të bukur

PUBLIKUAR

Kur jemi vetëm 48 orë larg finales së Kampionatit Europian mes Anglisë dhe Italisë, trajneri i këtyre të fundit, Roberto Mancini ka komunikuar me tifozët nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka ndalë emocionet e përjetuara dhe ka komentuar momente të caktuara gjatë këtij edicioni.

Finalja ndaj Anglisë – Do të jetë një ndeshje e bukur, pasi ata janë një skuadër shumë solide dhe kanë arritur me meritë deri këtu. Unë kam besuar gjithmonë se mund të arrijmë deri në finale, pasi kam besuar gjithmonë te gjërat pozitive, por kanë qenë futbollistët ata që kanë besuar më shumë, pasi nuk ka qenë aspak e lehtë.

Aventura në grupe – Nisi gjithçka me një ditë shumë të bukur në Romë ndaj Turqisë, ku u kthye publiku dhe morëm një fitore të bukur. Më pas goli i Locatellit ndaj Zvicrës na hapi dyert e kualifikimit, pasi nuk ishte e lehtë të luaje përballë tyre.

Përqafimi me Viallin dhe fitorja ndaj Belgjikës – Viallin e përqafova pas golit të Chiesës ndaj Austrisë. Ishte ndeshja e parë me eliminim direkt dhe po vuanim jo pak në fushë, ndaj ai ishte një gol çlirues për ne në pankinë, por edhe për skuadrën në fushë. Ndaj Belgjikës goli i Insignes na dha shumë qetësi, ndonëse ajo penallti më pas rihapi ndeshjen. Nuk dua të hyj në polemika për penalltinë, por ishte një 11-metërsh që pa VAR edhe mund të jepej.

Penalltia e Jorginhos dhe festa me dedikim për Spinazzolën – Ndaj Spanjës ishte një tjetër ndeshje e vuajtur, që e përballuam në mënyrën më të mirë. Jorginho është fantastik në ekzekutimin e 11-metërshave dhe kur erdhi radha e tij, të gjithë ishim shumë të qetë. Festuam me dedikim për Spinazzolën, pasi tregoi se është një nga anësorët më të mirë në botë, por fati nuk ishte me të, pasi u dëmtua në momentin më të mirë.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...