Mancini: Napoli do t’ia marrë titullin Juves

PUBLIKUAR

111

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se Juventusi nuk do ta fitojë titullin e Serie A në sezonin e ardhshëm, porse do t’i takojë Napolit.

Ekipi i Rafa Benitez ka dështuar të dalë më lartë se Bianconerët në tre vitet e fundit, pasi Zonja e Vjetër gjithmonë e fitonte titullin në fund.

Mirëpo, pas largimit të Antonio Contes dhe angazhimit të Massimiliano Allegrit si trajner i bardhezinjve, Mancini mendon se titulli nuk do të jetë i Juves.

“Është e mundur që te lojtarët e Juves ekziston një lloj konfuzioni. Për Allegrin do të jetë vështirë, por ai do të jetë krenar që i është dhënë mundësia të jetë trajner i një klubi të tillë”.

“Atij nuk do t’i duhen shumë përforcime në skuadër për të garuar për titull, edhe pse këtë vit kam një tjetër fitues në mendje: Napoli”, ka deklaruar Mancini për Sky Sport 24. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Asllani në radarët e Barcelonës, Bayernit dhe Dortmundit, ja si përgjigjet ai

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave në...

Ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89 vazhdon tutje

Ka përfunduar ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës për raundin e parë. Trepça...

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të...