Manchester Unitedi e ka mposhtur 3:1 Burnleyn në një ndeshje zbavitëse të dielën, duke iu afruar në vetëm tetë pikë liderit Manchester City.
Mason Greenwood shkëlqeu me dy gola, ndërsa Edinson Cavani e shënoi golin e tretë në Old Trafford, për fitoren e pestë radhazi të Unitedit, raporton Gazeta Express.
Kjo fitore nënkupton se Unitedi tani ka vetëm tetë pikë më pak se lideri, City, dhe 12 pikë larg vendit të pestë, Chelsea, gjashtë ndeshje deri në përfundim të sezonit.
Burnley, i cili ndodhet buzë zonës së rënies nga liga me vetëm gjashtë pikë më shumë se vendi i 18-të, Fulham, bëri përpjekje të mëdha për ta nxjerrë një pikë, por u shpartallua në fund.
Greenwood e kishte kaluar Unitedin në epërsi në minutën e 48-të, pasi u shërbye nga Marcos Rashford.
Vetëm dy minuta më vonë, James Tarkowski e barazoi rezultatin duke shënuar me kokë pas një rivënie nga këndi.
Pas shumë tentimeve dhe një dominimi të madh, Unitedi e kthye epërsinë. Greenwood shënoi pasi goditja e tij u devijua nga mbrojtësi vizitor.
Cavani e vulosi fundosjen e Burnley duke shënuar golin e tretë të Unitedit në minutën e 93-të. /Gazeta Express/


