Manchester Unitedi e mund Aston Villën dhe ia shtyn festën Manchester Cityt

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ia ka shtyrë festën e titullit në Premierligë rivalit të qytetit, Manchester City, pasi e mundi 3:1 Aston Villën të dielën.

Bruno Fernandes, Mason Greenwood dhe Edinson Cavani shënuan nga një herë në pjesën e dytë për ta kompletuar fitoren me përmbysje për Unitedin në Villa Park, pasi Traore e kishte kaluar Villën në epërsi herët në pjesën e parë, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore nënkupton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer i ngel 10 pikë mbrapa liderit, City, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar po ashtu.

City i Pep Guardiolës e pati mundësinë ta festojë titullin të shtunën, por u mund me përmbysje nga Chelsea, në një ndeshje ku Kun Aguero e humbi penalltinë duke u përpjekur të shënojë me panenka.

 

 

Skuadra e Guardiolës do të provojë sërish javën e ardhshme në ndeshje kundër Newcastle.

Ndërkohë, me këtë fitore Unitedi pothuajse se ka siguruar pozitën e dytë këtë sezon në Premierligë, sepse tani ka gjashtë pikë më shumë se Chelsea në vendin e tretë dhe shtatë më shumë se Leicester City në të katërtin, plus një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...