Manchester United fiton lehtësisht ndaj Newcastle

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi e ka mundur Newcastle Unitedin 3:1 pa hasur në ndonjë telashe, duke u kthyer në binarë pas dy barazimeve radhazi dhe në pozitën e dytë në Premierligë, njëkohësisht.

Marcus Rashford, Daniel James dhe Bruno Fernandes shënuan për fitoren e parë të djajve të kuq në tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që Allan Saint-Maximin e shënoi golin e vetëm për vizitorët në Old Trafford, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e mbizotëroi lojën por iu desh gjysmë ore lojë për ta thyer akullin.

Rashford e kaloi në epërsi Unitedin me një gol individual duke i dribluar disa kundërshtarë para se ta mposhte portierin në shtyllën e parë.

Reagimi i Newcastle ishte i shpejtë, me Saint-Maximin që e tundi rrjetën e portës së David de Geas me një goditje të fuqishme nga afërsia pas një topi të kthyer në zonë.

Por James e riktheu epërsinë e vendasve pas rreth një ore lojë, kur shënoi nga afërsia pasi u la i vetëm në zonë.

Njëzet e pesë minuta parafundit, Fernandes e vulosi fitoren e djajve të kuq duke shënuar nga penalltia, si zakonisht.

Newcastle krijoi dhe u shfaq e rrezikshme por jo mjaftueshëm për ta lënduar Unitedin.

United rikthehet në pozitën e dytë me 49 pikë, baras me Leicester City, por 10 pikë prapa liderit dhe rivalit, Manchester City.

West Ham e mbyll top katërshen me 45 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...