Manchester City me rekord historik në Champions League

PUBLIKUAR

Manchester City është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve. Do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Pas shumë shpenzimeve dhe shumë tentimeve, vit pas viti, më në fund Manchester City ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve.

City preku finalen e Champions për herë të parë në histori të klubit, pasi e eliminoi PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4-1.

City u kualifikua në finale duke thyer një rekord historik

 

Sfida e së martën ishte e shtata me radhë që City e fiton në Champions këtë edicion, asnjëherë nuk ia ka dal që një ekip anglez të triumfojë 7 ndeshje me radhë.

Në finale City tani do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...