Man Utd synon t’i kundërpërgjigjet Cityt sonte

PUBLIKUAR

“Djajtë e Kuq” e vizitojnë Crystal Palacen, në tentim të fitores për ta vënë në presion rivalin lokal, i cili është shkëputur në 15 pikë

Manchester United do të mundohet t’i përgjigjet sonte Manchester Cityt, i cili e mposhti mbrëmë Wolverhamptonin.

“Citizens” u shkëputën në 15 pikë ndaj rivalit lokal, por e kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

E sonte, United do ta vizitojë Crystal Palacen, ku synon t’i fitojë të tria pikët, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, ekipi nga “Old Traffordi” do ta rikthente distancën prej -12 pikësh nga City.

Mirëpo, ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit s’do të ketë punë aspak të lehtë pasi Palace di të jetë ekip i papërshtatshëm në shtëpi.

Këtij ekipi po ashtu i nevojiten pikët për t’ju shmangur pjesës së poshtme të tabelës.

Me një humbje eventuale, Unitedit do t’i zbeheshin përfundimisht gjasat për titull të kampionit në Angli.

Ndeshja ndërmjet Crystal Palacet dhe Manchester Unitedit do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:15. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...