Man City e demolon Norwichin

PUBLIKUAR

Manchester City është këndellur pas humbjes në xhiron e parë ndaj Tottenhamit dhe ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Norwichit.

Festivalin e golave e nisi Tim Krul që realizoi autogol në minutën e shtatë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Epërsia mund të dyfishohej në minutën e 16-të kur Ferran Torres realizoi, por goli u anulua pasi paraprakisht Bernardo Silva kishte shkaktuar faull në Milot Rashicën.

Por, goli i dytë erdhi gjashtë minuta më vonë. Ishte Jack Grealish që realizoi pas asistimit të Gabriel Jesus. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Laporte realizoi për 3:0 në minutën e 64-të, kurse shtatë minuta më vonë edhe Sterling realizoi.

Goli i fundit në ndeshje erdhi në minutën e 84-të kur Mahrez realizoi pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Milot Rashica luajti tërë ndeshjen, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Me këtë fitore, Manchester City del momentalisht në vendin e katërt me tri pikë pas dy xhirove, kurse Norwich bie në vendin e fundit në tabelë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...