Man City e bën tentimin e fundit për Kanen

PUBLIKUAR

Nëse nuk arrijnë ta transferojnë tash, “Citizens” do të heqin dorë përfundimisht për lojtarin pasi verën tjetër do të shikojnë pista të tjera

Manchester City nuk do ta kërkojë më kurrë Harry Kanen nëse nuk arrin ta transferojë këtë verë. Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”. Duke e pasur parasysh se Erling Haaland e Kylian Mbappe janë më të rinj dhe të lirë në vitin 2022, “Citizens” do t’ju vihen pas atyre, përcjell “Gazeta Express.

Kështu, do të merrte fund opsioni Kane, për të cilin Tottenhami po kërkon shumë para për ta shitur këtë verë. Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të afatit kalimtar, City është në pritje të një përgjigjeje nga Tottenhami, i cili nuk po lëshon pe assesi.

Qe një kohë, Kanen e kërkonte edhe Manchester United. Vetë futbollisti është i interesuar për një eksperiencë të re në një klub më të madh sesa Tottenhami. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...