Malta arrin marrëveshje me tetë vende të BE-së për migrantët

PUBLIKUAR

Malta ka arritur marrëveshje me tetë shtete të Bashkimit Evropian që të pranojë 49 migrantë që kanë qëndruar për javë të tëra në det.

Kryeministri i këtij shteti ka përmendur të ketë arritur pajtueshmëri me Gjermaninë, Francën, Portugalinë, Irlandën, Rumaninë, Luksemburgun, Holandën dhe Italinë.

Sipas paktit, 49 migrantë që kanë qëndruar nëpër anije të organizatave bamirëse tani mund të zbarkojnë në Maltë.

Kjo marrëveshje ka përcaktuar edhe fatin e 249 migrantëve të shpëtuar në këtë vend.
Më 22 dhjetor, 32 persona janë shpëtuar nga Libia nga anijet holandeze, të cilat udhëheqen nga një grup humanitar i Gjermanisë, derisa një tjetër anije e drejtuar ka shpëtuar 17 persona më 29 dhjetor.

Sipas raportimeve të mediave, situata veçse është përshkallëzuar nëpër anije për shkak të mungesave të ushqimit dhe ujit.

Gjatë vikendit, Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të tregojnë “solidaritet konkret” dhe t’iu ofrojnë migrantëve “port të sigurt”.

Muscat ka mirëpritur shfaqjen e “solidaritet dhe mirëkuptimit” të treguar nga kombet e Bashkimit Evropian dhe ka thënë se transferimi i migrantëve në tetë shtetet tjera do të fillojë sa më shpejt që është e mundur.

Presioni për të pranuar migrantë në Maltë është rritur pasi Qeveria populliste e Italisë ka ndaluar ankorimin e shumicës së anijeve në portet e saj./rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...