Makinë e vogël nga Rolls-Royce, dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta (Video)

PUBLIKUAR

Fëmijët që presin të operohen në spitalin St Richard në Sussex të Agnlisë, mund të luajnë me makinën e vogël nga Rolls-Royce.

Modeli STR është krijuar pikërisht për të vegjlit, që të heqin mendjen nga intervenimi dhe terapia së paku për pak qaste, transmeton Telegrafi.

Vetura që arrin deri në 16 kilometra në orë, mund të lëvizë lirshëm nëpër korridore, sepse motori prej 24 voltësh nuk lëshon zhurmë.

Deri më tani, është vetëm ky institucion shëndetësor që e ka këtë veturë të prodhuesit britanik, por pritet që krijohen dhe të shpërndahen edhe në spitale tjera.

Në anën tjetër, makina që ngjanë me modelin Ghost ka marrë mbi 400 orë kohë nga punëtoria e Rolls-Royce, ku krijohen veturat e zakonshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...