‘Makinat vrasëse’, kjo është njësia elitare që mbron Kim-Jongun

PUBLIKUAR

Edhe pse prapa saj qëndron një nga ekonomitë më të dobëta të botës, Korea e Veriut është një nga forcat më të mëdha të armatosura në botë. Përbërja e kësaj ushtrie të fuqishme ka forca elitare, ku anëtarët e tyre mund të thuhet lirshëm se janë “makina vrasëse”.

Korea e Veriut, popullsia totale e të cilës është rreth 23 milionë, ka një ushtri e cila numëron më shumë se 1.1 milionë njerëz, që është një prej forcave më të mëdha të armatosura në botë, transmeton lajmi.net

Ajo çfarë e bën të barabartë në numër të ushtarëve me forcat e mëdha siç janë Amerika dhe Rusia, është shërbimi i gjatë ushtarak që zgjat nga tre deri në pesë vjet. Por është interesant fakti, se ky vend të gjitha financimet dhe ushqimet që i ka në dispozicion i dedikon kryesisht për nevoja të ushtrisë.

Me rezervistët dhe organizatat paraushtarake si “Të rinjtë e rojeve të kuqe” dhe “Rojet e kuqe të punëtorëve fshatar” (një lloj i mbrojtjes territoriale), Korea e Veriut mund të mbledh afro 9.5 milionë ushtarë. Sipas disa komentuesve të Azisë Lindore, në përgjithësi kjo është organizata më e madhe ushtarake në botë.

Një video e cila vitin e kaluar është postuar në YouTube, shihen se si trajtohen njësitet elitare që janë nën komandën e Kim-Jong Un.

Në këtë video ushtarët demonstrojnë aftësi të pabesueshme, fuqi dhe qëndrueshmëri. Por kur këtyre u shtohen përdorimi i zinxhirëve, tullave dhe sëpatave, atëherë ata duken kështu.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...