Makina më e shitur SUV nga Volkswagen, do të pësojë ndryshime të lehta

PUBLIKUAR

Volkswagen Tiguan i ri është parë duke u testuar me ndryshime të lehta, ndërsa kishte shumë ngjashmëri me modelin Golf

Gjenerata e tanishme e Tiguan, është në shitje që nga viti 2016 dhe po vazhdon të jetë makina më e shitur SUV nga Volkswagen, transmeton Telegrafi.

Derisa i është shtuar sistemi i sigurisë, në versionin e këtij viti nuk ka ndryshime tjera, por para se të arrijë një model tërësisht i ri, do të pësojë ndryshime të lehta versioni i tanishëm.

Më herët, ishin shpërndarë disa fotografi, që e tregonin këtë veturë, derisa po fotografojë si pjesë e një fotosesioni, por rezolucioni i dobët nuk lejonte të shihej mirë se si dukej.

Reporterët që merren me veturat e reja, kanë arritur ta shohin tani këtë veturë, derisa po testohej, pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Në imazhet e siguruara, Tiguan i ri shihet nga afër dhe vërehen ndryshimet që ka pësuar. Dritat e reja LED dhe në përgjithësi pjesa e përparme, e bëjë që të ngjajë shumë me Golfin e ri.

Geneva Motor Show që fillon brenda një kohe të shkurtër, mund të jetë aktiviteti ku do të prezantohet Volkswagen Tiguan, që tani është parë i pa kamufluar dhe i gatshëm për prodhim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...