Maj, ultimatum Putinit deri në mesnatë, për të shpjeguar sulmin me helm

PUBLIKUAR


Kryeministrja britanike Theresa May tha se është “shumë e mundur” që Rusia ka qenë përgjegjëse për sulmin në Wiltshire, të shtunën e kaluar, raporton The Sun, transmeton Indeksonline.

Ajo ka shtuar se agjenti nervor i përdorur në këtë rast ishte Novichok- një agjent nervoz i gradës ushtarake që prodhohet në Rusi. May ka paralajmëruar se nëse deri në fund të ditës së marte, Moska nuk ka një “përgjigje të besueshme”, atëherë Britania do të arrijë në përfundim se aty ka pasur përdorim të jashtëligjshëm të forcës nga ana e Moskës.
Ndërsa, sekretari amerikan i shtetit Rex  Tillerson tha se është e qartë se ky akt i tmerrshëm ka ardhur nga Rusia, dhe duhet të ketë pasoja serioze për këtë. Moska i ka quajtur këto akuza të pabazuara.

Ish-agjenti rus Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij 33 vjeçare, Yulia, janë gjetur në gjendje të rëndë në një stol në qendër të Salisburit. Ata janë ende në një gjendje kritike për jetë

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...