Mahniten doktorët! Kjo është receta që i forcon eshtrat, gjunjët dhe nyejt

PUBLIKUAR

Sipas shumë ekspertëve shëndetësor, mënyra e gabuar e të qëndruarit është ndër shkaktarët kryesor për dhimbjet në shpinë, nyej dhe këmbë.

Prandaj, është shumë e domosdoshme të korrigjohet kjo dukuri, me qëllim që të parandalohen komplikimet e mëtutjeshme, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, fatmirësisht mjekësia alternative apo tradicionale mundëson që përmes përbërësve natyral t’i forconi eshtrat, gjunjët, nyejt, si dhe ta eliminoni dhimbjen nga këto pjesë të trupit.

Paraprakisht vlen të ceket se kjo recetë ka origjinë nga Greqia e lashtë dhe ka efekte të mahnitshme pozitive.

Përbërësit:

– Një kilogram mjaltë

– Dhjetë lugë gjelle fara liri

– 50 gramë fara të kungujve

– Pesë lugë gjelle susam dheu

– Tri lugë gjelle rrush të thatë

– 50 gramë fara luledielli

– 50 gramë kokrra gruri

Të gjithë përbërësit e lartcekur i futni në një tas të madh, i përzieni mirë dhe produktin e vendosni në një gotë xhami.

Duhet të përdorni një lugë gjelle nga ky ilaç para mëngjesit dhe drekës. Konsumimi i këtij ilaçi natyral e përmirëson metabolizmin, i forcon eshtrat dhe muskujt e zemrës, si dhe e rikthen dhe përmirëson elasticitetin e ligamenteve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...