Macron: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë

PUBLIKUAR

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që nuk pranojnë emigrantë duhet t’i nënshtrohen sanksioneve.

“Nuk mund të ketë vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i BE-së dhe shpallin prioritet interesin kombëtar kur vjen puna te çështja e emigrantëve. Unë mbështes sanksionet në rast të mosbashkëpunimit”, tha ai gjatë një konference për shtyp me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se vendet anëtare duhet t’i binden të drejtës ndërkombëtare për pritjen e emigrantëve në territorin e tyre.

Apeli i Macron shkon për Italinë dhe Austrinë, dy vendet që kanë promovuar politikën kundër emigrantëve. Politika e tij është një ndërhyrje në boshllëkun e autoritetit që ka lënë Gjermania e cila është përfshirë në debate të mëdha për politikën ndaj emigrantëve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...