Njihenshumë me baladat e tyre dhe publiku i dëshiron shumë ato. E Machiato Band po sjellin pikërisht në sezonin e verës një baladë duke rrezikuar me trendin që është tani në treg. Dardan Gjinolli, Bekim Hallaqi dhe Filonid Gjikolli janë tre anëtaret e këtij grupi.
Tribuna: Cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës?
Gjinolli: Me angazhime jemi shumë të ngarkuar. Falë aftësisë profesionale që e kemi (Machiato Band) luajmë në shumë zhanre muzikore, jemi të angazhuar në shumë dasma e ahengje duke i bashkuar forcat ose kemi bërë koalicion (qeshet) me këngëtarin Labinot Rexha-Noti.
Tribuna: Me çfarë projektesh artistike mund t’ju takojmë së shpejti në treg?
Gjinolli: Shumë shpejt do ta keni baladën që unë e konsideroj balada më e mirë deri tash nga ana jonë që quhet “Nënë kur do të bëhesh”, ku videoklipi i tij është kryer vetëm po e presim rastin ta lansojmë
Tribuna: Ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar?
Gjinolli: Jo unë e kam cekur edhe ma herët tek ju që për momentin nuk mendojmë ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtar ose këngëtare.
Tribuna: Ndonjë projekt tjetër a do të presim nga ju?
Gjinolli: Do të kemi edhe disa videoklipe për adhuruesit tanë. Po prej shtatorit do të ketë shumë risi nga ne
Tribuna: Sa keni mbrëmje të ndryshme muzikore?
Gjinolli: Kemi shumë mbrëmje dhe ahengje, tash dihet që është sezona e ahengjeve dhe mbrëmjeve. Machiato band tash e 10 vjet është në treg të mbrëmjeve e ahengjeve. Shpresoj që edhe mbas 10 viteve t’ju japim përgjigje. Ne punë tjetër nuk kemi, vetëm muzika është ajo që na mban.
Tribuna: Përditshmëria si plotësohet?
Gjinolli: Përditshmëria prapë e ngarkuar. Unë jam profesor në UP, po ashtu edhe Bekimi është profesor në shkollë të mesme. Kemi studio ku punojmë për vete dhe për këngëtarë tjerë si Labinot Rexha-Noti, Linda Hakaj etj.



