“Lyra Fest” thërret për aplikim

PUBLIKUAR

20140916205410542600

Organizatorët thonë se tashmë kanë filluar përgatitjet intenzive për realizimin e festivalit si dhe kontaktet me kompozitorët, orkestruesit, tekstshkruesit jo vetëm nga Kosova, por ju kemi bërë ftesë edhe autorëve nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë që mbahet në Gjakovë ,“Lyra Fest” ka hapur konkursin për pranimin e këngëve për fëmijë.
Ky konkurs do të zgjasë një muaj, përkatësisht deri më 15 tetor ndërsa pas mbylljes së konkursit bëhet përzgjedhja e këngëve dhe shikohet se çfarë prurje do ketë për edicionin e tetë të radhës.

Festivali ka karakter garues ku mund të konkurrojnë fëmijë nga mosha 6 deri 13 vjeç. Numri i këngëve konkuruese do të jetë 18. Ndërsa, në përgjithësi, pritet të marrin pjesë mbi 100 fëmijë, si pjesë e korit, mysafirë etj.

Organizatorët thonë se tashmë kanë filluar përgatitjet intenzive për realizimin e festivalit si dhe kontaktet me kompozitorët, orkestruesit, tekstshkruesit jo vetëm nga Kosova, por ju kemi bërë ftesë edhe autorëve nga Shqipëria dhe Maqedonia.

“Si themelues i festivalit të këngës për fëmijë “Lyra Fest”, mendoj se me organizimin e këtij evenimenti kulturor po krijohet një vend ku do mund të gjenin veten shumë fëmijë të talentuar dhe të shprehnin talentin e tyre, njerëz të muzikës e sidomos kompozitorë, orkestrues dhe tekstshkrues, me ç’rast për shumëkë do fillonte një jetë e re artistike e pse jo edhe një karrierë e re me shumë sukses në të ardhmen”ka thënë drejtori i festivalit, Kujtim Nushi.

Ai shtoi se në muajin tetor do të nisë një fazë e re e përgatitjeve.
“Prej muajit të ardhshëm përveç pjesës artistike fillon një fazë tjetër, në të cilën kontaktojmë me skenograf, dizajner, ndriçues të skenës dhe shumë kontakte tjera, vetëm e vetëm që të përgatisim një festival, në të cilin do të kënaqen jo vetëm fëmijët por edhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Pra, në këtë fazë janë të angazhuar edhe shumë njerëz tjerë, të cilët punojnë me shumë përkushtim, që qytetit të Gjakovës ti përgatisim një festival serioz dhe të mirëfilltë. Prej datës 20 tetor fillojmë edhe me përgatitjet e korit të fëmijëve, për të cilët përkujdeset profesoresha e muzikës, znj. Klodina Kryeziu” , tha Nushi.
Festivali mbështetet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Gjakovës, CHwB dhe Ministria e Kulturës. /KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...