LVV-Lipjan: Vazhdon mobilizimi i Lëvizjes Vetëvendosje

PUBLIKUAR

Ka përfunduar faza e dytë e strukturimit dhe themelimit të Pikave të lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan. Për të përmbyllur këtë fazë të rëndësishme të shtrirjes dhe zgjerimit është organizuar një mbledhje me kryetarët e 26 pikave dhe 30 fshatrave e që përfshijnë mbi 70% të territorit ku Vetëvendosje! është prezent me strukturat e veta organizative, njofton LVV.

Në mbledhje mori pjesë kryesia e Qendres dhe të gjithë kryetaret e pikave me ç’rast u diskutua gjërë e gjatë për këto pika të rendit të ditës: Situata politike në vend dhe komunë pas prishjes së koalicionit, çështje organizative, pergatitjet për zgjedhjet lokale 2017 dhe vështrim mbi problemet infrastrukturore dhe identifikimi i problemeve në vendbanimet e Lipjanit.

“Jemi dakorduar bashkë me kryetaret që në ditet në vazhdim ta rrisim angazhimin, ku kemi caktuar disa aktivitete, si: tubim me gra aktiviste me datë 08.04.2017, organizmin e mbledhjes së Këshillit të Qendrës nga ku ndër të tjera do të plotësohet edhe kryesia si dhe organizmin e një tubimi me qytetarë ku do të marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...