LVV-Lipjan bën homazhe në Hallaq i Vogël, Ribar i vogël dhe Rufc i Ri

PUBLIKUAR

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Lipjan bëri homazhe tek varrezat e të rënëve nga fshati Hallaq i Vogël, Ribar i vogël dhe Rufc i Ri.

Përvjetorët e të rënëve, sikurse edhe të dëshmorëve janë kujtesa që asnjëherë nuk duhet braktisur, si për sakrificën dhe vuajtjet e popullit shqiptar në përpjekjen për liri, por edhe si udhërrëfyes të pashmangshëm për rrugën që duhet të ndjekim deri në përmbushjen e plotë të idealeve të dëshmorëve për liri e bashkim kombëtar.

Kjo datë na kujton se sa shtrenjtë na kushtoi liria, por edhe politikën gjenocidale të Serbisë ndaj popullit shqiptar. Prandaj, në kujtim të atyre të cilët dhanë edhe gjënë më të shtrenjtë, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë lirinë, në një ditë si kjo duhet të zotohemi se angazhimi ynë do të jetë i pareshtur deri sa nuk përmbushet plotësisht ideali dhe qëllimi i dëshmorëve dhe të rënëve.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...