Lutja e tmerrshme e kryebashkiakut turk: O Allah, dërgoji Amerikës një tjetër katastrofë natyrore (Foto)

PUBLIKUAR

Ka ngjallur reagime të forta një koment i kryebashkiakut të partisë së Presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Kryebashkiaku i Ankarasë, në një postim në Twitter, lutet që Allahu të dërgojë një tjetër katastrofë natyrore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kostoja e uraganeve Harvey dhe Irma është 290 miliardë dollarë. Do vazhdojmë të lutemi dhe t’i kërkojmë Allahut që t’i dërgojë një tjetër fatkeqësi natyrore kështu do merren me problemet e tyre dhe jo me ne”, shkruan kryebashkiaku turk.

Melih Gokcek është një eksponent i lartë i AKP, i partisë së Erdogan, si dhe kryebashkiak i Anklarasë qysh prej vitit 1994, shkruan noa.al.
Në profilin e tij në Twitter, ai numëron mbi 4 milionë ndjekës.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...