Lutfi Haziri sot ia dorëzon detyrën Alban Hysenit

PUBLIKUAR

Sot do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit. Lutfi Haziri do t’ia dorëzoj mandatin e kryetarit, Alban Hysenit.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit të ri Komunal të Gjilanit do të mbahet sot me të filluar në ora 10:00, ku edhe do të betohet kryetari i ri, Alban Hyseni dhe asamblistët e rinj.

Pas pranimit të detyrës së kryetarit, Hyseni në ora 15:00 do të bëjë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Hyseni në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor, mposhti kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Hazirin.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Hyseni mori besimin e 21 mijë e 800 qytetarëve gjilanas apo 51,10% të votave.

Kurse kundërkandidati i tij, Haziri mori 20 mijë e 865 vota apo 48.90%.

Hyseni e Haziri ishin në garë të ngushtë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Megjithatë, Hyseni edhe në raundin e parë, pra më 17 tetor kishte më së shumti vota. Ai arriti të fitojë besimin e 19 mijë e 57 qytetarëve, ndërsa Haziri kishte marrë besimin e 18 mijë e 546 qytetarëve.

E ditë më parë Hyseni dha dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, shkroi Hyseni në “facebook”.

Kujtojmë që kandidatja për kryetare të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike, Leonora Bunjaku, mori 3 mijë e 518 vota, kurse kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica arriti të sigurojë 1 mijë e 42 vota.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...