Lukaku: Për Conten do të luftoja deri në vdekje

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku e ka lartësuar trajnerin e vet në Inter, Antonio Conte, për frymëzimin e skuadrës për ta fituar titullin në Serie A në sezonin 2020/21, duke thënë se do të luftonte deri në vdekje për italianin.

Conte e udhëhoqi Interin drejt titullit të parë në Serie A pas 11 vjetëve, pasi zikaltrit u kurorëzuan kampionë të Italisë në fundjavë pas barazimit të Atalantës 1:1 me Sassuolon, transmeton Gazeta Express.

Edhe vetë Lukaku dha shumë për kauzën e zikaltërve, duke i shënuar 21 gola në 33 ndeshje në ligë këtë sezon.

Ai ia lë të gjitha meritat trajnerit Conte për ngritjen e nivelit të lojës së tij.

“Do të luftoja deri në vdekje për të. Nuk munda t’i bashkohesha atij në Chelsea, por gjithmonë kam thënë që do të luaja për të ditën që e lashë Manchester Unitedin”, tha Lukaku.

Sulmuesi belg shtoi: “Conte më tha drejtpërdrejt: ‘Nëse nuk punon në stërvitje, nuk do të luash. Është e nevojshme të dish të luash me shpinën e kthyer kah porta’”.

“Pra, është e rëndësishme të njohësh njerëz të cilët ta thonë të vërtetën e plotë dhe duan të të ndihmojnë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...