Lukaku në formë ‘jetike’, këto ishin klubet që përfituan nga transferimi në Inter

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku po kalon në formën më të mirë në karrierë te skuadra e Interit.

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, u transferua nga Manchester United në ekipin nga Serie A në verë të vitit 2020, shkruan IndeksOnline.

Gazetari belg, Kristof Terreur ka zbuluar skuadrat që përfituan nga transferimi i Lukakus në ‘Guizeppe Meaza’.

50 milionë euro i mori sigurisht skuadra që kishte në pronësi lojtarin belg, Manchester United.

Rreth 1,2 milionë euro mori ekipi i Anderlecht, që e rriti Lukakun.

810 mijë euro i mori Chelsea dhe 519 mijë euro i mori Evertoni, në këto dy të fundit luajti disa sezone.

Nuk përfundon këtu, 50 mijë euro për transferimin e Lukakus në Inter shkuan edhe në Federatën e Futbollit të Belgjikës.

Këtë sezon Lukaku ka të zhvilluar 24 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 8 asistime – statistika tejet të mira këto për sulmuesin 27-vjeçar./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...