Lukaku: Kam folur shpesh me Inzaghin, do bëjmë gjëra të mëdha

PUBLIKUAR

Inter ka mirëpritur sërish Romelu Lukakun, i cili pas pushimeve është rikthyer të stërvitet me skuadrën në “Appiano Gentile”.

Sulmuesi u vendos menjëherë në dispozicion të trajnerit të ri Simone Inzaghi dhe dukej mjaft entuziast për rifillimin e përgatitjeve në kuadër të sezoni 2021-2022. Ndjesitë e tij pozitive i pasqyroi të gjitha në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit.

“Jam vërtetë i lumtur që jam sërish këtu. Shpresoj të vazhdojmë rrugëtimin që kemi nisur dhe të mos ndalemi së fituari. Ne si futbollistë do të punojmë fort për të realizuar ëndrrat e tifozëve”, u shpreh sulmuesi belg.

Më tej ai që mbiquhet “Big Rom” foli edhe në lidhje me teknikun e ri, Inzaghin, me të cilin ka folur shpesh në telefon, por vetëm tani kanë nisur të punojnë së bashku.

“Kemi biseduar shpesh edhe përpara se të zyrtarizohej, por edhe gjatë Europianit kemi patur vazhdimisht kontakte. Edhe vëllai im, Jordan që ka punuar me Inzaghin tek Lazio më ka thënë shumë gjëra rreth trajnerit, mendoj se është një trajner i mirë dhe do ta ndihmoj skuadrën për të realizuar objektivat. Shpresoj të punojmë të gjithë së bashku për të vijuar rrugëtimin e nisur”, tha Lukaku.

Romelu Lukaku është kthyer në një pikë referimi tek Interi që në çastin kur mbërriti në Milano në verën e 2019-ës, në dy sezone ai ka realizuar 64 gola me fanellën zikaltër

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...